..:: Mire se erdhte ne DrenicaZone.Ch ju deshirojm caste te kendshme::..
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Altin Lala, operacion për të kaluar dëmtimin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
keli.g
Admin


Numri i postimeve : 20
Registration date : 03/02/2009

MesazhTitulli: Altin Lala, operacion për të kaluar dëmtimin   Sun Feb 08, 2009 9:09 pm

Në paraditen e sotme, Altin Lala do t’i nënshtrohet operacionit pas problemeve me hernien diskale.
Kapiteni
i kombëtares shqiptare vuan prej disa javësh nga ky shqetësim dhe pasi
është konsultuar në mënyrë të detajuar me stafin mjekësor të Hanoverit,
trajnerin e skuadrës, Dieter Heking dhe menaxherin e tij, vendosi të
kryejë ndërhyrjen kirurgjikale. Mesfushori u konsultua edhe me
doktor Myler Volfhart (që më parë ka punuar si mjek i Bajernit të
Mynihut dhe i përfaqësueses gjermane). Pavarësisht punës së
diferencuar dhe programit të veçantë për rehabilitim, Volfhart nuk pa
asnjë përmirësim dhe i konfirmoi mesfushorit se nuk kishte zgjidhje
tjetër përveç “thikës”. Vendimi nuk ka qenë aspak i thjeshtë
për t’u marrë, por më në fund, 32-vjeçari e ka cilësuar operacionin si
mënyrën më të mirë për t’u rikuperuar sa më shpejt që të jetë e mundur.


Operacioni Ndërhyrja do të kryhet nga
prof. dr. Volfgang R. Lanksh, një specialist në Institutin Ndërkombëtar
të Neuroshkencës (INI) në Hanover. Ai njihet si një mjeshtër i këtij
lloj operacioni, madje në të kaluarën ka kuruar edhe futbollistë të
tjerë të njohur të Bundesligës, si Bernd Shnajder dhe Jan Shlaudraf.Sipas
faqes elektronike të Hanoverit, Altin Lala është bindur rreth aftësive
të doktorit edhe nga fizeoterapisti i klubit, Vego Kregehr, i cili i ka
thënë se “me Lanksh ai është në duar shumë të mira”. Fakt
tjetër shumë interesant është se në të kaluarën, specialisti ka operuar
nga hernia diskale edhe ish-trajnerin e përfaqësueses gjermane, Jurgen
Klinsman. 44-vjeçari, që tashmë drejton stolin e Bajernit të
Mynihut, iu nënshtrua të njëjtës ndërhyrje në shtator të vitit 2007.
Tabloidi “Bild” bënte edhe një krahasim mjaft interesant, duke cituar
se “pas operacionit me doktor Lanksh, tashmë ‘Klinsi’ kërcen rreth
stolit të gjigantëve bavarezë”.

Rikthimi Zyrtarët
e Hanoverit nuk flasin për periudhën që do t’i duhet Altin Lalës për
t’u rehabilituar, edhe sepse më parë ata presin të shohin rezultatet e
operacionit. “Mungesa e Altinit është e papërcaktuar. Ende nuk
mund të flasim me qartësi rreth kohës që do t’i duhet mesfushorit me
tipare mbrojtëse që të rikthehet në fushën e lojës”, theksoi zyra e
shtypit pranë klubit gjerman. “Ne urojmë që ai të jetë sa më
shpejt në dispozicion të skuadrës”. Lala nuk luan që prej fillimit të
këtij muaji, por sipas llogarive ai duhet të rifillojë stërvitjen në
janar të vitit 2009, pas afro gjashtë javëve pushim absolut. Në
këtë mënyrë, “zemër luftëtari” pritet të jetë në fushë edhe në sfidën
eliminatore të Botërorit 2010, që Shqipëria do të luajë më 11 shkurt në
fushën e Maltës. Kontributi i tij në këtë sfidë delikate për kuqezinjtë
e Ari Han është mjaft i rëndësishëm, për të siguruar tri pikët e radhës
në grup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Altin Lala, operacion për të kaluar dëmtimin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime te ndryshme :: Sport-
Kërce tek: