..:: Mire se erdhte ne DrenicaZone.Ch ju deshirojm caste te kendshme::..
 
ForumiPortaliCalendarPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Viruset, si te ruhemi prej tyre...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jamee
Admin


Numri i postimeve: 200
Registration date: 22/01/2009

MesazhTitulli: Viruset, si te ruhemi prej tyre...   Fri Jan 23, 2009 6:51 pm

Viruset, si te ruhemi prej tyre...
Çfarë janë viruset?
Virus është fjalë e përgjithëshme për programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterat dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruse nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterave për të kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memorjes, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.

Si hyjnë në kompjuter?
Virusët shpërndahen me të gjitha mënyrat që shpërndahen edhe skedarët e tjerë. Ata mund të shkarkohen nga interneti, mund të jenë bashkëngjitur në email, mund të hyjnë nga kompjuterat e tjerë, nga disketat, CD, etj.

Disa viruse pëhapen vetvetiu duke shfrytëzuar dobësi të sistemit operativ (windows, linux, mac, etj), por shumica e tyre merren në kompjuter nga vetë përdoruesi.

Si të mbrohemi prej virusëve?
Mbrojtja më e mirë është që t'i parandalosh dhe mos t'u japësh mundësi të infektojë skedarët e kompjuterit. Po arritën të infektojë kompjuterin, ateherë nuk ke garanci se kompjuteri mund të pastrohet plotësisht. Viruset që kanë për qëllim vjedhjen ose spiunimin zakonisht pastrohen pa prolem, por viruset që dëmtojnë skedarët e sistemit operativ zakonisht nuk mund të pastrohen dhe të detyrojnë të fshish gjithçka që ke në kompjuter dhe të fillosh nga fillimi.

Sistemi operativ nuk është i aftë të mbrojë kundër viruseve, prandaj nevojiten programe antiviruse që janë të aftë të zbulojnë viruset dhe të mbrojnë kundër infektimit.

Si punojnë antivirusët?
Antivirusët kanë një listë të madhe të viruseve të njohur dhe monitorojnë kompjuterin gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse ndonjë prej tyre është futur në kompjuter.

Kriminelët e kompjuterave ndërtojnë viruse të rinj çdo ditë, prandaj edhe lista e viruseve duhet azhurnuar shpesh. Kompania që ka prodhuar antivirusin studion viruset e rinj dhe publikon azhurnimet që mundësojnë zbulimin, mbrojtjen dhe luftimin kundër infeksioneve. Disa antiviruse azhurnohen automatikisht, ndërsa disa të tjerë duhet të azhurnohen nga përdoruesi i kompjuterit, zakonisht duke shkarkuar dhe instaluar azhurnimet nga faqja e kompanisë në internet.

Përveç monitorimit të kompjuterit, antivirus të jep mundësinë të bësh një kontroll (ose scan) të të gjithë skedarëve të kompjuterit. Kontrolli këshillohet të bëhet të paktën njëherë në muaj, sidomos për kompjuterat që shkëmbejnë informacion në internet, në rrjetet lokale, ose me disketa, CD, etj.

A mjafton antivirusi?
Instalimi i antivirusit është i domosdoshëm dhe ofron mbrojtje kundër viruseve por në botën kompjuterike rreziku nuk vjen vetëm nga viruset. Ka dhe programe të tjera që bëjnë reklama, ndryshojnë konfigurimin e kompjuterit, ngadalësojnë internetin, hapin dyer të fsheta në kompjuter, përgjojnë informacionin që shkëmbehet, vjedhin fjalëkalimet, etj. Nuk ka asnjë program që të mbrojë kundër gjithë këtyre rreziqeve, prandaj është detyra e përdoruesit të kompjuterit që të tregojë kujdes dhe të mirëmbajë kompjuterin.

Si të parandalojme sulmet?
1. Azhurnoni sistemin operativ për të arnuar të gjitha problemet që mund të shfrytëzohen nga keqbërësit. Konfiguroheni kompjuterin që të azhurnohet automatikisht ose kujtohuni që ta azhurnoni vetë çdo muaj. Përdoruesit e Microsoft Windows mund të përdorin Windows Update nga menuja Start ose të shkojnë tek http://www.windowsupdate.com/.

2. Instaloni antivirusin dhe azhurnojeni atë të paktën çdo muaj. Antivirusi duhet të jetë i aktivizuar gjatë gjithë kohës që kompjuteri qëndron hapur. Çdo muaj është mirë që të bëhet një kontroll i plotë i kompjuterit. Disa antivirusë azhurnohen dhe kontrollojnë kompjuterin vetvetiu. Antivirusët më të njohur janë Norton/Symantec, McAfee, Panda, Kaspersky, AVG.

3. Nqs e keni të lidhur kompjuterin në internet, është mirë të instalohet dhe një program firewall. Firewall përkthehet "murr i zjarrtë" dhe quhet i tillë sepse ndërton një shtresë tjetër sigurie përreth kompjuterit. Të gjithë programet që duan të komunikojnë me kompjuterin tuaj, duhet të kalojnë përmes firewall dhe firewall lejon vetëm ata programe që kanë marrë leje nga përdoruesi. P.Sh. Firewall i jep leje Internet Explorer të komunikojë lirshëm sepse është shfletues i faqeve të internetit por nuk lejon programin VNC sepse ky program lejon një person tjetër të futet në kompjuterin tuaj. Ata që përdorin Windows XP, e kanë firewall të instaluar dhe mjafton të pëdorni Windows Update për të marrë versionin e fundit të tij.

4. Instaloni programe kundër spiunëve dhe reklamave, që edhe pse nuk e dëmtojnë kompjuterin, janë tepër të bezdisshme dhe nuk hiqen kollaj. Programet më të mirë janë Microsoft Antispyware, Ad-Aware, Spybot, CWShredder, HijackThis, etj.

Pra, kryesorja është azhurnimi i Windows. Të gjitha problemet e sigurimit riparohen me azhurnimet, prandaj Windows Update është hapi më i rëndësishëm në mbrojtjen e kompjuterit. Pas riparimit të Windows vjen antivirusi, pastaj firewall, dhe pastaj antispiuni (antispyware).


Nëse nuk keni antivirus:

Symantec/Norton
Shkarkoni sav9.exe nga rezultati i parë i kërkimit të google. ketu.

AVG
Shkarkoni versionin falas të antivirusit AVG ketu. Klikoni mbi lidhjen në fund të faqes, ku lexon "AVG Free Edition installation files".

AntiVir
Shkarkoni versionin falas të antivirusit AntiVir në anglisht ose gjermanisht.

Avast Home Edition
Shkarkoni programin ketu. Pasi ta instaloni, duhet të regjistroheni në kete faqe për të përdorur antivirusin falas për 1 vit. Pas 1 viti duhet ta regjistroni përsëri.

Windows Live
Microsoft është duke testuar programe të cilët lejojnë pastrimin e kompjuterave nga virusët nëpërmjet shfletuesit të internetit. Këshillohet që të përdorni një nga programet më lart, por nëse nuk mundeni, mund të përdorni edhe pastrimin nëpërmjet internetit ketu. Shtypni butonin "Full Service Scan" dhe ndiqni udhëzimet.

Trend Micro HouseCal
Edhe ky është një shërbim i kompanisë Trend Micro që mundëson pastrimin e kompjuterit nëpërmjet internetit. Hapni kete faqe dhe shtypni lidhjen "scan now". Shërbimi është falas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://drenicazone.getgoo.net
 

Viruset, si te ruhemi prej tyre...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  :: -