..:: Mire se erdhte ne DrenicaZone.Ch ju deshirojm caste te kendshme::..
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush mund ta zëvendësojë Pavel Nedvedin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jamee
Admin
avatar

Numri i postimeve : 200
Registration date : 22/01/2009

MesazhTitulli: Kush mund ta zëvendësojë Pavel Nedvedin   Fri Jan 23, 2009 9:40 pm

Kush mund ta zëvendësojë Pavel Nedvedin

Legjenda çeke, Pavel Nedved, pritet që në fund të këtij sezoni të heqë dorë nga futbolli aktiv, ndërsa Juventusi tashmë është në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Nedved është transferuar te Zonja e Vjetër në verën e vitit 2001 nga Lazio për një vlerë prej afër 40 milionë eurosh (me llogaritje të tashme), ndërsa ishte 29-vjeçar, dhe shumëkush dyshonte në kualitetet e tij, pasi që duhej ta zinte vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane, i cili asokohe ishte transferuar te Real Madrid.

Mirëpo, ‘Furia çeke’ shumë shpejt u bë njëri nga lojtarët kryesorë te Juventusi dhe menjëherë rrëmbeu zemrat e tifozëve për angazhimin dhe aftësitë e tija të një mesfushori të klasit botëror.

Nedved ishte njëri nga lojtarët kyç që e dërgoi Juven në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2003, ndërsa fatkeqësisht nuk mundi të luante për shkak të suspendimit nga kartonët, derisa shumë ekspertë pohojnë se po të ishte çeku në atë ndeshje, Juventus do të shpallej kampion. Në fund të të njëjtit vit, Nedved fitoi Topin e Artë.

Nedved fitoi edhe dy Scudetto me Bianconerët, të cilët iu morën Juventusit për shkak të skandalit Calciopoli, ndërsa ishte pjesë e lojtarëve më besnikë të Zonjës së Vjetër të cilët luajtën edhe në Serie B, vetëm për ta mbajtur me krenari fanellën bardhezi.

Sido që të jetë, edhe për lojtarët e mëdhenj vjen koha që të zëvendësohen, ndërsa Juve do ta ketë vështirë ta gjejë njeriun e duhur në qershor të këtij viti kur edhe skadon kontrata e çekut.

Javët e fundit ka pasur spekulime për shumë lojtarë, të cilët mund të transferohen në Torino për ta zëvendësuar mesfushorin legjendar. Cili nga emrat e mëposhtëm është më i përshtatshmi?

Arjen Robben (Real Madrid)
Franck Ribery (Bayen Munich)
Ryan Babel (Liverpool)
Luka Modric (Tottenham)
Stefano Mauri (Lazio)
David Silva (Valencia)
Savio Nsereko (Brescia)
Douglas Costa (Gremio)
Diego Capel (Sevilla)
Ivan Rakitic (Schalke)
Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich)

Duke mos harruar edhe dy të rinjtë juventinë, Sebastian Giovinco dhe Paolo De Ceglie, të cilët përveç pozitave të tyre mund të luajnë edhe në rolin e mesfushorit ofanziv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://drenicazone.getgoo.net
 
Kush mund ta zëvendësojë Pavel Nedvedin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kusari- Lila: Ja kush deshi të mëvrasë, pazari për ekzekutimin tim u krye në Gjakovë
» Kryqi i Kuq Shqiptar: Kush dhuron gjak shpëton një jetë
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË
» Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martiraj) 1998-1999
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime te ndryshme :: Sport-
Kërce tek: